Sulmi nga grenzat ndërprenë ndeshjen në Brazil për gjashtë minuta

09:22 | 5 Qershor 2018

Një ndeshje ndërmjet Altos dhe Nacional-AM në ligën Serie D të Brazilit është ndërprerë për gjashtë minuta si pasojë e një sulmi nga grenzat.

Tifozët dhe lojtarët ishin të befasuar nga një grumbull insektesh që u shfaqën midis fushe, transmeton portali arbresh.info. Për të mbrojtur vetën, të gjithë të pranishmit u shtrinë në tokë në mënyrë që t’i shmangen ndonjë lëndimi duke bërë kështu që ndeshja të ndërpritet për gjashtë minuta para se të rifilloj.

Lojtarët, gjyqtarët dhe asistentët u shtrinë në fushë për t’i shmangur sulmit tronditës nga ‘Marimbondos’, një emër që i është dhënë grenzave që gjenden në Brazil.

Klenisson, një lojtar që ishte në mes të sulmit, ka thënë se është lënduar në vesh nga këto insekte fluturuese.

Ndeshja ishte vetëm në minutën e 26’ kur sulmuesi nga insektet ndodhi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara