Spektakli i Messit ndaj Atleticos – duket se argjentinasi i sheh gjërat në ‘lëvizje të ngadalësuara’

15:44 | 1 Korrik 2020

Lionel Messi mund të ketë shënuar golin e tij të 700 në karrierë kundër Atletico Madridit, por sërish ishte një mbrëmje zhgënjyese për Barcelonën.

Pasi lëshoi dy pikë mjaftë të vlefshme te Celta Vigo të shtunën e javës së kaluar, katalunasvëe nuk u lejohej të bënin të njëjtën gjë edhe ndaj Rojiblancos.

Ata, mbrëmjen e së martës barazuan sërish 2-2, duke e lënë Real Madridi lider të La Ligës me një pikë më shumë e një ndeshje më pak, që do të zhvillojë ndaj Getaes të enjten mbrëma.

Edhe pse Barcelona dështoi të fitonte, magjia e Messit në këtë derbi nuk ka munguar për 90 minuta.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë kishte përballë mbrojtësi e majtë të Atleticos, Renan Lodi, që e la atë të rrëzuar në tokë.

Kur lojtari mendoni se po i merrte 33-vjeçarit topin nga këmba, ai kishte parë vetën vetëm duke zhagas në fushë dhe për të përfunduar jashtë vijave të fushës.

Si në një xhirim të ngadalësuar, Messi e kaloi anëtarin e skuadrës kundërshtare, për t’i mahnitur kështu futbolldashësit në rrjetet sociale.

 

 

Lajmet më të lexuara