Solskjaeri: Barcelona është favorite për Ligë të Kampionëve

09:21 | 17 Prill 2019

Ole Gunnar Solskjaeri e ka pranuar faktin se skuadra e tij e Manchester United nuk ishte në nivel të Barcelonës duke u eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në tempullin Camp Nou.

Barcelona kishte fituar edhe takimin e parë në Old Trafford dhe trajneri i “Djajve të Kuq” beson se ata janë favorit për të vazhduar tutje për të fituar turneun, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj se ata janë favorit për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.

“Me kualitetin që ata kanë, gjithçka është e mundur”

“Nuk do të vë bast kundër tyre, për mua ata janë favorit”

Gjiganti katalunas vazhdoi tutje në fazën tjetër të kompeticionit më të madh evropian me fitore me rezultat të përgjithshëm 4 me 0./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara