Sokoli: Ata që votojnë kundër Kosovës janë edhe kundërshtar të futbollit

18:56 | 13 Maj 2016

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli ka folur për Info Magazinë rreth pranimit të Kosovës në FIFA. Sokoli ka thënë se është optimist për pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit në botë FIFA
“Jam shumë optimist se do të pranohet Kosova në FIFA, kjo duhej të ndodhte edhe më herët”.

“Mendoj se do të kemi votat e mjaftueshme, por dua të them se të gjithë ata që votojnë kundër Kosovës janë edhe kundërshtar të futbollit”, deklaroi trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara