Smalling shtrohet në spitalin e Romës

11:51 | 13 Shtator 2019

Chris Smalling i është bashkuar listës së futbollistëve të lënduar te Roma.

Roma rrezikon të humb një tjetër futbollist pas lëndimeve të Perotti, Uner e Zappacosta.

Chris Smalling ka qenë i detyruar të braktisë stërvitjen për shkak të një problemi muskulor.

Andaj, përforcimi i ardhur nga Manchester United mund të mungojë në ndeshjen ndaj Sassuolos, në program të dielën, raportojnë mediat italiane.

Gjendja fizike e Smalling do të vlerësohet gjatë ditës së sotme dhe në stërvitjen e fundit para ndeshjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara