Skandal në Kampionatin Botëror: Harta e Kosovës shihet me flamurin serb

14:42 | 4 Shtator 2019

Në një palestër në Kinë është zhvilluar sot (e mërkurë) ndeshja mes Italisë dhe Serbisë.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror për meshkuj në basketboll, transmeton portali arbresh.info.

Por, derisa po zhvillohej ndeshja, afër bankinës së serbëve shihet një flamur me hartën e Kosovës dhe brenda linjave të saj ishte flamuri serb.

Ky është një tjetër veprim skandaloz nga ana e tifozëve por që nuk do të mbetet pa u ndëshkuar nga FIBA.

Organizatorët me gjasë pritet të shqiptojnë ndonjë dënim ndaj Serbisë për këtë gjest skandaloz./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara