Sigal Prishtina ‘shkel’ Lipjanin

21:36 | 4 Dhjetor 2019

Sigal Prishtina ka mposhtur Lipjanin me rezultat të thellë 141-75 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

E tërë ndeshja ishte e dominuar nga “Bardh e Kaltërit”, andaj arritën të fitojnë me rezultat të thellë, transmeton portali arbresh.info.

Vendasit e nisën ndeshjen mirë pasi në çerekun e parë kishin epërsinë prej 18 pikëve, 36 – 18, këtë gjë e vazhduan gjatë tërë ndeshjes.

Çereku i dytë përfundoi me rezultat 30 : 15, ndërsa ende me bindës ishin në të tretin 42 : 19, derisa çerekun e fundit përfundoi me rezultat 33:24.

Më i mirë te Prishtina ishte Divine Myles me 26 pikë, pastaj Fisnik Rugova me 24 pikë.

Për Prishtinën kjo ishte fitorja e nëntë derisa për mysafirët është humbja e 14-të këtë sezon./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara