Shtyhet turneu 3×3 i vajzave

13:39 | 15 Shtator 2020

Turneu “Women Streetball AA Prishtina” i organizuar nga Klubi i Basketbollit AA (Kerasan) Prishtina në konkurrencën e femrave do të shtyhet për shkak të masave anti-Covid.

Turneu ka qenë i paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00 në Marigona Rezidencë në fushën e hapur të basketbollit, megjithatë, me rekomandimin e institucioneve shëndetësore është shtyrë për një datë tjetër.

Turneu do të shtyhet për një datë tjetër, ku do të njoftojmë me kohë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara