Shtyhet për shkaqe sigurie meçi i boksierit kosovar kundër djalit të Arkanit

17:04 | 30 Gusht 2019

Boksieri i Austrisë me prejardhje nga Kosova, Petrit Mazrekaj ka njoftuar se meçi i shumëpritur kundër djalit të Arkanit nuk do të realizohet ashtu siç ishte paraparë.

Mazrekaj me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook shkruan se meçi i përcaktuar për tu zhvilluar më 31 gusht kundër Veljko Raznatovic nuk do të ndodhë për shkaqe sigurie, shkruan portali arbresh.info.

28-vjeçari thotë se boksieri serb insiston me çdo kusht që meçi të zhvillohet në Serbi dhe nuk pranon të ndeshjet askund tjetër.

“Me keqardhje ju njoftoj se meçi i shumëpritur nuk do të realizohet me datën 31 gusht për arsyeje se boksieri serb dëshiron me çdo kusht që ky meç të realizohet në Serbi, mirëpo për shkaqe sigurie meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq boksieri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj diku tjetër pos në vendin e tij”, shkruan Mazrekaj në postimin e fundit në rrjete sociale.

Sidoqoftë, Petriti shton se meçi ndaj tij do të realizohet gjithsesi brenda këtij viti.

“Mirëpo besoj se ky meç do të realizohet gjithsesi brenda këtij viti, por për datën dhe vendin e saktë  se ku do të mbahet ky meç i shumëpritur mbetet të pritet në ditët në vijim”

Arbresh.info do t’iu njoftoj një kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë përballje të shumëpritur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara