Shtrohet ofertë 60 milionëshe për Vedat Muriqin

19:47 | 11 Shtator 2019 | Arsim Namani

Një klub nga Premierë Liga ka shtruar ofertë për sulmuesin kosovar Vedat Muriqi.

Agjenti i yllit të Kosovës ka konfirmuar se një skuadër angleze ka shtruar një ofertë 60 milionëshe për sulmuesin në formë të Fenerbahces, shkruan portali arbresh.info.

“Një klub anglez ka ofruar 60 milionë euro për Vedatin. Ne e refuzuam. Ne i kemi bllokuar ata nga të gjitha rrjetet sociale dhe të gjitha kanalet që i lidhin me ne. Ai mund të marr Vedatin, i cili sjellë 220 milionë euro”, ka thënë Haluk Canatar, agjenti i lojtarit nga Prizreni.
Sulmuesi i Kosovës është në formë të lartë dhe ka arritur të gjej portën në dy ndeshjet skuadrës kombëtare në shtator – atë kundër Republikës Çeke javën e kaluar dhe Anglisë mbrëmjen e së martës.

25-vjeçari ka shënuar gjithashtu dy gola në Superligë të Turqisë brenda tri paraqitjeve te Fenerbahce pas transferimit këtë verë nga Rizespori.

Atletico Madridi, Tottenham Hotspuri, Fiorentina dhe Napoli raportohet të kenë shfaqur të gjithë interesim për shërbimet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara