Haxhi Krasniqi pas një përgaditje intensive të premten është shprehur i gatshëm për meçin që e zhvillon të shtunën (sot) në mbrëmje kundër gjermanit Juergen Braehmer. Meçi është i vlefshëm për titullin e botës në kategorinë gjysmë të rëndë të versionit WBA.
Meçi do të zhvillohet në Rostock të Gjermanisë. Krasniqi po ashtu jeton në Gjermani, por Rostocku llogaritet “shtëpi” e Braehmerit. Braehmer mban titullin, por kosovari është i vendosur dhe i bindur se do t’ia marrë brezin e kampionit./arbresh.info/