Shqipëria pëson edhe golin e dytë kundër Francës

21:24 | 7 Shtator 2019

Shqipëria ka pranuar edhe një gol tjetër në ndeshjen si mysafirë kundër Francës këtë mbrëmje (e shtunë).

Kampioni i botës ka realizuar sërish në takimin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 në Grupin H, shkruan portali arbresh.info.

Pas golit nga Kingsley Coman në minutën e 6′, Franca dyfishoi shifrat në minutën e 27′.

Ylli i Chelsea, Olivier Giroud dërgoi topin në rrjetën e Thomas Strakoshës duke shënuar për 2 me 0.

Arbresh.info do t’iu mbajë në kohë reale të informuar për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/


Goli nga Giroud:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara