Shqipëria pëson edhe golin e dytë kundër Francës

21:24 | 17 Nëntor 2019

Shqipëria ka pësuar një tjetër gol në ndeshjen si nikoqir kundër Francës.

Kampioni në fuqi i botës ka realizuar për 0 me 2 në takimin si mysafirë kundër kuqezinjve në takimin në kuadër të fazës së grupeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra e Didier Deschamps gjeti golin e epërsisë pas vetëm tetë minutave lojë duke realizuar me anë të Tolissos.

Goli i dytë u shënua nga një lojë e hapur nga sulmuesi qendror Antoine Griezmann.

Anëtari i Barcelonës realizoi për 0 me 2 në minutën e 32′ të ndeshjes.

Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në këtë ndeshje./arbresh.info/

Griezmann – 32′

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara