Shqipëria e nis me humbje në stadiumin e ri

22:45 | 17 Nëntor 2019

Shqipëria është mposhtur në ndeshjen e parë në stadiumin e ri.

Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbje me rezultat 0 me 2 ndaj Francës në takimin e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Djelmoshat e Edy Rejas pranuan golin e parë në minutën e 9′.

Ishte Corentin Tolisso që realizoi pas asistimit nga Antonie Griezmann.

Anëtari i Barcelonës realizoi golin e dytë pas njëzetë minutave lojë duke dyfishuar epërsinë e mysafirëve.

Kombëtarja jonë bëri një paraqitje më të mirë gjatë fraksionit të dytë, por nuk konkretizoi rastet.

Franca përfundon si lidere e Grupit me 25 pikë, dy më shumë se Turqia në pozitën e dytë e kualifikuar gjithashtu në turneun madhështor të vitit të ardhshëm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara