Shkodran Mustafi turpërohet në stërvitje te Arsenali nga të rinjtë

23:23 | 12 Shtator 2019

Lojtari i ri i Arsenalit, Kieran Tierney ka nisur sot (e enjte) stërvitjet së bashku me klubin dhe menjëherë ka turpëruar mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafin.

Ashtu siç mund të shikoni në videon më poshtë, reprezentuesi i Skocisë i fut mes këmbëve topin Mustafit, i cili është kritikuar shumë për paraqitjet e tij në Emirates, transmeton portali arbresh.info.

Tierney me lehtësi arriti ta bëjë këtë ndaj Mustafit duke ngazëllyer tifozët e Arsenalit që mezi presin debutimin e tij në Premierë Ligë.

Më poshtë mund t’i shikoni disa nga reagimet e tyre ku mund të vërehet qartë se të gjithë ishin të kënaqur me lojtarin e ri edhe pse ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje.

Arsenali luan në udhëtim këtë vikend ndaj Watfordit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara