Shkodran Mustafi thumbon Unai Emery

12:50 | 9 Shkurt 2020

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thumbuar ish-trajnerin Unai Emery përmes një postimi në Instagram.

Mustafi nën urdhrat e Emery nuk ka arritur të gjejë formën e duhur derisa ishin kthyer kundër tij tërë tifozët duke kërkuar largimin e shqiptarit nga “Emirates”, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, nën urdhrat e Mikel Arteta ka filluar të rikthehet në formën e duhur ndërsa shumicën e ndeshjeve është titullar.

Mustafi ka postuar në Twitter një foto me trajnerin, Mikel Arteta bashkuar me shënimin: “Komunikimi është mënyra e vetme për tu përmirësuar”.

Arsenal këtë sezon renditët në pozitën e 10-të me 31 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara