Shkodran Mustafi flet për të ardhmen pas spekulimeve se do largohet nga Arsenal-i

14:29 | 29 Tetor 2020

Mbrojtësi i Arsenal-it, Shkodran Mustafi insiston se dëshiron të mbetet të klubi londinez, pas raportimeve se ka refuzuar rinovimin e kontrata.

Mustafi, kontrata e të cilit skadon në verë edicionin e kaluar ishte ndër qendërmbrojtësit e preferuar të Arteta-s, transmeton portali arbresh.info.

Por, lëndimi në gjysmëfinale ndaj Manchester City-t bëri që të humbë edicionin e ri.

27-vjeçari hyri në lojë si zëvendësues në ndeshjen ndaj Leicester City-it.

Mirëpo, Mustafi tha se për të rinovimi me Arsenal-in do ishte shumë i rëndësishëm, andaj do pranonte.

“Kur mora vendimin për t’u transferuar të Arsenal-i ishte sepse e respektoj klubin. Është klub i madh, andaj vendosa të qëndrojë të Arsenal-i, sigurisht do nënkuptonte shumë për mua rinovimi”.

“Ishte e rëndësishëm për mua që të vijë nga lëndimi dhe t’i ndihmojë skuadrës”, deklaroi ai.

Mustafi ndoshta sonte (e enjte) do jetë titullarë ndaj Dundalk, meqenëse David Luiz do mungojë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara