Serie A me rekord për pjesëmarrje

22:15 | 27 Gusht 2019

Java e parë e sezonit 2019/20 në Serie A ka vendosur një rekord të ri në ligë sa i përket pjesëmarrjes.

Xhiroja e parë ka mbledhur 26 mijë tifozë – më së shumti në Seri A që nga hera e parë kur ishte zmadhuar liga duke u bërë me 20 skuadra në sezonin 2004/05, transmeton portali arbresh.info.

Arrija e emrave të mëdhenj dhe fillimi më vonë i sezonit më vonë se zakonisht besohet se qëndrojnë prapa kësaj arritje.

Pjesëmarrja më e madhe ka ndodhur në San Siro, ku 64.188 tifozë ishin të pranishëm për të shikuar Interin  duke mposhtur Leccen me rezultat 4 me 0.

Në vendin e dytë ishte Olimpico me 38.779 tifozë, ku ata ishin dëshmitarë të barazimit 3 me 3 mes Romas dhe Genoas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara