Sergio Aguero pranon se mund të largohet nga Man City në vitin 2019

09:04 | 9 Nëntor 2017

Sergio Aguero ka thënë se mund të largohet nga Manchester City kur kontrata e tij të përfundoj në vitin 2019 për tu rikthyer te ish klubi i tij në Argjentinë, Independiente.

Reprezentuesi i Argjentinës iu bashkua skuadrës angleze në vitin 2011 nga skuadra në La Liga – Atletico Madridi, pasi kishte nisur karrierën e tij me klubin Buenos Aires, transmeton portali arbresh.info.

“U zbulua që Milani dhe Real Madridi më kërkuan mua – nuk e di ku e lexova këtë, por ata thonë se sapo më zbuluan ëndrrën për transferim te Independiente. Por ideja ishte gjithmonë që të rikthehem te Independiente kur kontrata ime te City të skadojë në vitin 2019”, tha Aguero.

“Kam një opsion për të vazhduar edhe për një vit te City që është një prioritet por është gjithmonë një opsion” shtoi ai.

Aguero është aktualisht në detyrë me skuadrën kombëtare të Argjentinas derisa vazhdojnë përgatitjet për miqësoret ndaj Rusisë dhe Nigerisë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara