Sarri për sëmundjen e tij: Nuk mund të merrja frymë!

23:55 | 13 Shtator 2019

Trajneri i Juventusit ka shpenzuar një kohë jashtë nga klubi si pasojë e pneumonisë.

Por, Maurizio Sarri është rikthyer së fundmi në klub për shkak se gjendja e tij shëndetësuar është përmirësuar dukshëm, transmeton portali arbresh.info.

Duke folur në një konferencë për shtyp rreth sëmundjes së tij, Sarri tha:

“Keni pasur frikë? E kam pasur 20 ditët e kaluara, nuk mund të merrja frymë më. Është e qartë se një trajner duhet të marrë pjesë në stërvitje, të shkojë në bankinë”

“Nuk është lehtë të qëndrosh jashtë, e falënderojë stafin mjekësor, ata më kanë përkëdhelur mua për 20 ditë, ata më bënë të kuptoj se është mirë të bëjë një hap prapa dhe të mos e bëjë këtë më gjatë”

“Ishte vështirë, por unë duhej ta pranojë këtë duke e ditur se kisha një staf të mrekullueshëm”, përfundon Sarri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara