Sarri ka gati alternativën, nëse shkëmbimi Pjanic-Arthur dështon

14:49 | 17 Maj 2020

Maurizio Sarri duket se e ka të qartë planin për merkaton e verës.

Trajneri i Juventus është i vendosur që të përforcojë mesfushën, gjatë merkatos së verës.

Juventus thuhet se mund të shkëmbejë Miralem Pjanic me Arthur Melo, por duket se ky i fundit nuk po pëlqen një mundësi të tillë.

Sipas raportimeve të ‘Tuttosport’, nëse një marrëveshje e tillë dështon, Maurizio Sarri do të kërkojë transferimin e Jorginho, transmeton lajmi.net.

Kurse, si opsion qëndron edhe Leandro Paredes, i cili luan me skuadrën e Paris Saint Germain.

Përveç Pjanic, edhe Adrien Rabiot pritet të largohet nga Juve, duke bërë që në mesfushë të mbeten disa vende të lira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara