Asistenti i Quique Setien, Eder Sarabia, për të cilin është përfolur shumë kohën e fundit shkaku i lidhjes jo të mirë me lojtarët, beson se mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Barcelona e mbylli me fitore sezonin e La Liga-s, mirëpo humbën titullin, të cilin e fitoi rivali i përjetshëm, Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Sarabia ka pranuar se kanë qenë momente të vështira, mirëpo ka besimin se mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.
“Momentet e vështira janë që të mësohen dhe të rikthehesh me dëshirë më të madhe”.
“Tani është e rëndësishme që të fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka shkruar ai në faqen e tij zyrtare në Twitter.
Momentos difíciles que sirven para aprender y volver con más ilusión y convicción que nunca a por el importantísimo reto de la Champions. ??⚽️?❤️ pic.twitter.com/8RGRaQla2a
— Eder Sarabia (@edersa10) July 19, 2020
Barcelona e pret në “Camp Nou” skuadrën italiane, Napoli./arbresh.info.