Santos: Ronaldo do të luaj për Portugalinë

17:48 | 13 Nëntor 2019

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka pohuar se Cristiano Ronaldo do të luaj në ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Luksemburgut dhe Lituanisë.

Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes në Itali këtë javë si pasojë e sjelljes së tij duke u larguar direkt nga stadiumi Allianz pas zëvendësimit në minutën e 55′ të fitores 1 me 0 të Juves ndaj Milanit, transmeton portali arbresh.info.

“Zonja e Vjetër” pretendon se bartësi i fanellës me numër 7 është duke luajtur me një problem në gju, por Santos ka bërë të qartë se superylli i tyre është ftuar për të drejtuar vendin e tij në fushë.

“Të gjithë duan të flasin për të sepse ai është lojtari më i mirë në botë. Cristiano është këtu, ai ishte ftuar, ai është i gatshëm dhe do të luaj”, u ka thënë trajneri gazetarëve në konferencën e fundit për shtyp.

Një opinionin të ngjashëm e ka ndarë edhe bashkëlojtari Goncalo Paciencia për CR7./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara