Santos kërkon më shumë nga Ronaldo

10:45 | 23 Qershorë 2016

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos shpreson që inspirimi i Cristiano Ronaldos për të shënuar dy gola kundër Hungarisë është vetëm fillimi i golave të para në Kampionatin Evropian 2016.

“Është shumë e rëndësishme për të pasur një kapiten të mirë, veçanërisht një kapiten i cili ofron gola”, tha fillimisht ai, transmeton portali arbresh.info.

“Shpresojmë që ato dy gola janë vetëm të parat nga ai”.

Ronaldo është bërë lojtari i parë që ka shënuar në katër Kampionate Evropiane me golat e tij kundër Hungarisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara