Samir Ujkani: Ndeshja kundër Malit të Zi, si finale

21:25 | 8 Tetor 2019

Samir Ujkani ka folur pas stërvitje në konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme (e martë) duke konfirmuar se gjithçka është në gjendje të mirë para ndeshjes tjetër.

Kosova luan një ndeshje miqësore kundër Gjibraltarit para ndeshjes mjaftë të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve, shkruan portali arbresh.info.

Kapiteni i Kosovës ka folur për rëndësinë e kësaj ndeshje duke e vlerësuar madje edhe si “finale”.

“Besoj që jemi në gjendje të mirë. Jemi grumbulluar dhe po përgatitemi për ndeshjen me Malin e Zi, që është si një finale për ne”, ka thënë fillimisht Ujkani.

“Është një test i mirë për neve dhe sigurisht se duhet me jep idenë e lojës si trajneri e ka me neve. Besoj se djemtë janë duke punuar mirë. Sot prapë kemi bërë një stërvitje të mirë, jemi pozitiv dhe duhet të vazhdojmë këtë ritëm”

“Ka ardhur koha për të treguar edhe disa lojtarë që nuk kanë luajtur shumë. Normalisht, secili duhet me marrë vendin e vet dhe mi tregu trajnerit se është gati për çdo rast kur ka nevojë Kosova, ky është qëllimi

“Ndeshja ndaj Malit të Zi, më e rëndësishmja? Besoj se po se sivjet na çdo ndeshje duhet me shiku si finale pa e shiku tabelën. Në çdo ndeshje ne duhet me fitu dhe me marrë sa më shumë pikë”

Kosova luan të enjten nga ora 18:00 miqësoren ndaj Gjibraltarit para takimi të së hënës ndaj Malit të Zi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara