Salah shënon nga pika e bardhë, Liverpooli në epërsi

17:16 | 12 Janar 2019

Liverpooli ka kaluar në epërsi në ndeshjen si mysafirë kundër Brighonit.

“Redsat” janë duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin në kuadër të xhiros së 22-të në Premierë Ligë kundër Brightonit, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Mohamed Salah ka shënuar nga pika e bardhë derisa po zhvillohej minuta e 50′ e ndeshjes.

Salah siguroi këtë goditje nga penaltia si pasojë e një ndërhyrje të palejuar ndaj tij nga prapa.

Takimi mes dy skuadrave është duke u zhvilluar në stadiumin AEX./arbresh.info/

(Shikoni golin e tij duke klikuar këtë)

Shpërndaje në rrjete sociale