Me 1.5 euro fitoi 280 mijë euro: Qëlloi gjashtë rezultate të botërorit, parashikoi edhe fitoren e Koresë Jugore ndaj Gjermanisë

17:28 | 16 Korrik 2018

Franca me të vërtetë e ka fituar trofeun e Kupës së Botës – por një lojtar bastoresh fatlum fitoi rreth 300 mijë euro në fund të botërorit.

Lizi nga East Sussex, vuri bast 1.5 euro në gjashtë ndeshje që përfshinte edhe fitoren e Koresë së Jugut kundër Gjermanisë.

Djaloshi 36-vjeçari preferon bastet e garave me kuaj, por për ‘pak argëtim’ luajti edhe në Botëror, sipas Bonus Code Bets.

Udhëtimi i tij për të fituar 251,386.50 funte filloi me një barazim midis Spanjës dhe Marokut në ditën e dytë të turneut.

Liz e ndoqi atë me një ndeshje tjetër të lidhur, këtë herë midis Brazilit dhe Kolumbisë, përpara se të parashikonte se fitoren e Kroacisë ndaj Islandës dhe Suedisë kundër Meksikës.

Por, basti më i çuditshëm ishte fitorja e Koresë së Jugut kundër deri atëkohë kampionit në fuqi të botës, të cilën takim aziatikët e fituar me rezultat të pastër 2-0.

Përfundimisht Franca ia solli paratë pasi kishte parashikuar që Franca të bëhet kampion bote, pavarësisht se ishin favoritë të tretë pas Brazilit dhe Gjermanisë.

Por, Liz zgjodhi Les Bleus pasi që gjatë muajit gusht kishte aranzhuar një pushim dyjavor në shtetin francez.

Me Francën që mposhti Kroacinë të dielën me rezultat 4-2, ai mund t’i zgjat pushimet në rivierat e Francës.

Megjithatë, nuk do të ketë shpenzime të bujshme pasi Liz planifikon të përdorë fitimet për ta ndihmuar një të afërm që po kalon nëpër vështirësi financiare. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara