“Çmenden” tifozët në Zagreb pas fitores së Kroacisë kundër Anglisë

23:35 | 11 Korrik 2018

Anglia është eliminuar nga Kampionati Botëror dhe kjo gjë ka kënaqur tifozët e Kroacisë.

Goli nga sulmuesi Mario Mandzukic në vazhdime i dërgoi në shtëpi “Tre Luanët”, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi i Juventusit dërgoi Kroacinë në finalen e parë të Kampionatit Botëror, ku është duke i pritur Franca.

Tifozët e Anglisë u “çmenden” kur anësori Kieran Trippier shënoi supergol nga gjuajtja e lirë, por kroatët reaguan më pas duke dominuar në fushë.

Në pamje të ndryshe që janë shfaqur nga qyteti i Zagrebit mund të shihni se si është festuar goli nga Mandzukicit.

Turmat krijuan një atmosferë të mrekullueshme duke kërcyer dhe duar trokitur./arbresh.info/