Ronaldos i caktohet çmimi nga tifozët

08:06 | 29 Maj 2018

“Marca” ka krijuar një sondazh duke kërkuar nga tifozët e Real Madridit të caktojnë çmimin për të cilin do ta pranonin shitjen e Cristiano Ronaldos.

Tifozët e Real Madridit nuk mendojnë se klubi duhet të bëjë një sakrificë të re ekonomike për ta mbajtur Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez hodhi në dyshim të ardhmen e tij në klub pas finales së fituar ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Kurse, “Marca” ka krijuar një sondazh duke kërkuar nga tifozët e Real Madridit të caktojnë çmimin për të cilin do ta pranonin shitjen e Ronaldos, gjatë afatit kalimtar të verës.

Numri më i madh i votave, edhe pse diferenca nuk ishte e madhe, zgjodhi çmimin prej mbi 200 milionë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara