Ronaldo u kthehet golave nga goditja e dënimit

19:02 | 4 Korrik 2020

Cristiano Ronaldo po kalon një formë të jashtëzakonshme personale me fanellën e Juventusit.

Portugezi arriti të shënojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Torinos, ku Juventusi po fiton me rezultat 3-1.

CR7 arriti të shënojë një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, duke e lënë të shtangur Salvatore Sirugun.

Me këtë gol Ronaldo mbetet i dyti në renditjen e top-shënuesve në Serie A me 25 gola.

Ky ishte goli i parë nga goditja e dënimit në një ndeshje zyrtare me Juventusin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara