Ronaldo: Nuk jam shok me Messin, dua të kem më shumë Topa të Artë se ai

11:57 | 18 Shtator 2019

Cristiano Ronaldo ka shpjeguar lidhjen e tij me rivalin më të madh, Lionel Messi – por insiston që dyshja nuk janë miq.

Ronaldo i jep merita Messit për ndihmën për ta shtyrë atë të përmirësohet në karrierën e tij, pasi të dy vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të shtyjnë kufijtë dhe të thyejnë rekorde në këtë lojë.

34-vjeçari pretendon se ndërsa dyshja kanë një respekt të madh për njëri-tjetrin dhe arritjet e tyre, ata në fakt nuk kanë asgjë më shumë se një marrëdhënie miqësore.

“Shumë njerëz janë të befasuar kur flas me të në ngjarjet e UEFA-s”, ka thënë fillimisht Ronaldo gjatë intervistës së tij me Piers Morgan.

“Por, marrëdhënia ime me të është që ne nuk jemi miq, por ne e ndajmë skenën për 15 vjet”.

“Kam një marrëdhënie të mirë me të dhe e di se më shtyu të bëhem një lojtar më i mirë dhe unë e shtyra atë të jetë një lojtar më i mirë”.

Sidoqoftë, ekziston një rekord që Ronaldo do të pëlqente të mposhtte Messin deri në momentin kur ata të pensionohen.

I pyetur se cilin rekord dëshiron të mbajë, ai shpejt u përgjigj: “Topin e Artë. Unë do ta doja atë dhe mendoj se e meritoj”.

“Messi është një djalë fantastik, lojtar fantastik. Por, unë mendoj se duhet të kem gjashtë, shtatë apo tetë. Unë jam më shumë se ai”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara