Ronaldo mund të përballet me Barcelonën, pavarësisht që doli për herë të dytë pozitiv me Covid-19

16:27 | 22 Tetor 2020

Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo mund të jetë i pranishëm ndaj Barcelonës, pavarësisht që sot (e enjte) rezultoi përsëri pozitiv me koronavirus.

Sipas Sky Sports, nëse portugez rezulton negativ 24 orë para ndeshjes, atëherë do t’i lejohet përballja.

Ronaldo doli pozitiv në analizat e koronavirusit para nëntë ditëve, derisa u testua përsëri dhe rezultoi prapë pozitiv.

Sidoqoftë, thuhet se nëse lojtari del negativ 24 orë para ndeshjes, atëherë do kemi mundësinë të shohim përballjen Messi kundër Ronaldo-s.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën e ardhshme me 28 nëntor në ora 21:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara