Ronaldinho pozitiv me COVID-19

22:47 | 25 Tetor 2020

Të gjithë e njohim si njërin nga lojtarët më të dashur dhe më fantastik që ka pasur bota e futbollit.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, PSG-së dhe Milanit, brazilianin Ronaldinho.

Përmes një adresimi në rrjetet e tij sociale, Ronaldinho i ka njoftuar ndjekësit e tij se ka rezultuar pozitiv në testin për virusin Covid-19.

Duket se Ronaldinho nuk e ka marr me panik këtë lajm pasi shihet i buzëqeshur, ashtu siç ishte gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara