Roma sytë ka ish-sulmuesi i Juventusit

15:29 | 10 Dhjetor 2019

Roma është duke pasur interesim për sulmuesin e Evertonit, Moise Kean.

Sipas raportimeve të fundit, gjiganti italian dëshiron ta transferojë Kean në afatin e janarit në formë huazimi, transmeton portali arbresh.info.

Roma kërkon ta përforcojë sulmin pasi për momentin qendërsulmuesi më i mirë është Edin Dzeko, ky i fundit është pranë largimit pasi kërkohet nga një numër i madh i klubeve evropiane.

Kean u transferua në Everton në afatin veror për 27.5 milionë euro nga kampioni i Italisë, Juventus.

Mirëpo, paraqitjet e tij nuk kanë qenë më të mirat pasi në 11 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë vetëm një herë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara