Roma refuzon ofertën e Tottenham për Edin Dzeko

15:39 | 10 Dhjetor 2019

Roma ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për sulmuesin Edin Dzeko.

Ka pasur shumë spekulime që Spurs janë duke u munduar të transferojë Dzekon me shpresën që t’i ndihmoj Harry Kane, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Calciomercato, oferta e parë për boshnjakun është refuzuar nga gjiganti italian pasi nuk dëshirojnë ta shesin lojtarin.

33-vjeçari është transferuar te Roma nga kampioni i Anglisë Manchester City, në vitin 2016 për 11 milionë euro.

Që nga ajo kohë ka bërë 198 paraqitje për klubin duke shënuar 95 gola dhe kontribuar me 40 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara