Roma mbyllë dyert për Underin

17:34 | 11 Maj 2018

Roma ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të anësorit të talentuar, Cengiz Under.

Atletico Madridi, Dortmundi dhe Monaco besohet se kanë dërguar oferta për Cengiz Under.

Roma megjithatë ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së lojtarit për këtë verë.

Reprezentuesi turk ju bashkua Giallorosëve verën e kaluar dhe ai arriti të shënonte tetë gola dhe dy asistime.

Tuttosoprt shkruan se tri klube kanë shfaqur interesim për lotjarin, por se Monchi u ka dërguar porosi që të mos tentojnë ta joshin atë sepse ai nuk është në shitje.

Edhe agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, është informuar se lojtari nuk është në shitje.

Under ka qenë një prej lojtarëve më të mirë këtë sezon te Roma. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara