Roma i bashkohet garës për Cavani-n

21:58 | 29 Qershor 2020

Roma është duke provuar të negociojë me sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani, duke i ofruar kontratë trevjeçare.

33-vjeçarit i skadon kontrata nesër, ndërsa ka refuzuar mundësinë e rinovimit, transmeton portali arbresh.info.

Atletico Madrid dhe Inter janë të interesuar për uruguaianin, por Roma shihet si kandidat i fortë gjithashtu.

Sipas Sport 890, Roma ka filluar bisedimet dhe do t’i ofrojnë kontratë trivjeçare për ta bindur të transferohet në Seria A.

Cavani më herët ka luajtur në Seria A te skuadra e Palermo-s dhe Napoli-t, mirëpo thuhet se preferon t’i bashkohet Atletico Madrid-it./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara