Riza Durmisi i bashkohet Lazios

16:42 | 13 Qershorë 2018

Lazio është e vendosur për të finalizuar transferimin e mbrojtësit qendror të Real Betisit, Riza Durmisit.

Dy klubet raportohet se kanë rënë dakord për një tarifë 7 milionëshe që i siguron reprezentuesit të Danimarkës transferimin te klubi në Stadio Olimpico, transmeton portali arbresh.info.

Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për futbollistin me një prejardhje shqiptare pasi u la jashtë skuadrës së vendit të tij për Kampionatin Botëror.

Durmisi kaloi shumë mirë 18 muajt e parë te Real Beitisi, por eventualisht humbi vendin e tij ndaj talentit të ri Junior Firpos.

Durmisi do të transferohet si një zëvendësues i Jordan Lukakut, i cili pritet t’i bashkohet këtë verë West Ham United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale