Rikthehet Superliga me katër sfida interesante, derbi në Suharekë

08:19 | 4 Mars 2020

Sot (e mërkure) do të zhvillohen katër sfida mjaftë interesante, e vlefshme për xhiron e 21-të të Superligës së Kosovës.

Derbi i javës do të zhvillohet në Suharekë mes dy vendeve të para në tabelë Ballkanit dhe Dritës, shkruan portali arbresh.info.

Ndeshje mjaftë interesante është edhe Gjilani – Feronikeli, pasi të dy skuadrat duan të dalin në Evropë dhe synojnë ta gjejnë formën më të mirë.

Llapi që ka bërë transferime të shumta në afatin dimëror është mysafirë i Trepçës’89, ndërsa Prishtina e pret në shtëpi Ferizajin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00, pos ndeshja që zhvillohet në kryeqytet që nis në ora 17:00./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara