Reali vendos të refuzojë çdo ofertë për Moratan

13:47 | 11 Korrik 2016

Alavaro Morata thuhet se ka vendosur të qëndrojë brenda kësaj merkato në Real Madrid dhe të mos transferohet nga gjiganti spanjoll.

Reprezentuesi i Spanjës së fundmi është rikthyer te Los Blancos nga Juventusi, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, sipas shumë raporteve Morata mund të transferohet në Premierë Ligës nëse ndonjë klub ofron 50 milion funta.

Sidoqoftë, Reali tani thuhet se ka vendosur të refuzojë çdo ofertë për 23-vjeçarin pavarësisht pretendimeve që Chelsea dhe Arsenali janë pas tij./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara