Reali me pesë portierë, nxjerr në shitje Zidanen dhe Casillan

09:05 | 10 Gusht 2018

Real Madrid janë të gatshëm të shkëpusin kontratat me portierët Luca Zidane dhe Kiko Casilla.

Julen Lopetegui ka mirëpritur ardhjen e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois, i cili do të konkurrojë me Keylor Navas për një vend në ekipin startues.

Dhe një nënshkrimi i dytë i portierit – Andriy Lunin – do të veprojë si zgjedhje e tretë në rekomandimet e trajnerit spanjoll.

Kjo lë Casillan dhe Zidanen si alternativat e katërta, përkatësisht të pestin për portën e madrilenëve.

Casilla, ish-futbollist i Espanyolit është një ndër objektivat e ekipit të Leganesit të udhëhequr nga Mauricio Pellegrino.

Zidane, ndërkohë, kishte zgjuar interesimin e skuadrës së Juventusit, e cila më parë transferoi nga Los Blancos, Cristiano Ronaldos.

Ndryshe, Reali është i interesuar edhe për shërbimet e Eden Hazardit të Chelseat. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale