Real Madridi shtron ofertë 72 milionëshe për sulmuesin e Liverpoolit

19:46 | 9 Janar 2019

Real Madridi supozohet se është duke eksploruar mundësitë në merkato të transferimeve për të zgjedhur problemet e tyre në front dhe njëri prej shënjestrave është edhe ylli i Liverpoolit, Roberto Firmino.

Reprezentuesi brazilian ka shkëlqyer gjatë kohës së tij te “Redsat”, por raportet e fundit sugjerojnë që ai mund të jetë në dispozicion për një çmim shumë të përballueshëm, transmeton portali arbresh.info.

Kështu beson ‘Don Balon’, e cila liston Firminon si njërin nga shënjestrat e Real Madridit dhe deklaron se Liverpooli do të kërkojë vetëm rreth 72 milionë funta për të.Firmino ka shfaqur formën e tij më të mirë te Liverpooli sezonin e kaluar, por ndoshta nuk ka qenë edhe aq efektiv deri tani këtë edicion.

Me këtë në mendje, skuadra angleze është e gatshme për të ndarë rrugët me 27-vjeçarin për një çmim të arsyeshëm duke marrë parasysh që vlera e tij vetëm se do të bie gjatë viteve të ardhshme.

Real Madridi shti Cristiano Ronaldon te Juventusi gjatë verës dhe që nga atëherë ka pasur probleme në front për shkak se yjet si Karim Benzema dhe Gareth Bale nuk kanë shkëlqyer në mungesë të tij.

Firmino duket të ishte padyshim një përforcim i mirë, prandaj do të ishte interesante për të parë nëse Real Madridi arrin këtë marrëveshje, megjithëse gazeta e lartpërmendur pretendon se emra të mëdhenj si Harry Kane dhe Robert Lewandowski mund të jenë më shumë prioritet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara