Real Madridi konfirmon skuadrën kundër Levantes: Eden Hazard siguron një vend

22:52 | 13 Shtator 2019

Eden Hazard është emëruar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen kundër Levantes në La Liga këtë vikend.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka siguruar vetëm dy pikë nga dy ndeshjet e fundit në ligë duke barazuar 1 me 1 ndaj Real Valladolidit dhe 2 me 2 ndaj Villarrealit, transmeton portali arbresh.info.

Marrë parasysh këtë, presioni është i madh për ‘Los Blancos’ në mënyrë për të siguruar tri pikë këtë të shtunë dhe duket se gjigantit spanjoll në ndihmë do t’i dal edhe Hazard.

Belgu është pjesë e skuadrës në dispozicion për ndeshjen e klubit këtë vikend.

Kjo është hera e parë që sulmuesit i dhurohet një vend në skuadrën e plotë qysh pas arritjes nga Chelsea gjatë verës.

Sidoqoftë, Real Madridi vazhdon të ketë probleme për shkak se yjet si Luka Modric, Isco, Asensio dhe Valverde janë të gjithë jashtë fushës si pasojë e lëndimeve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara