Real Madridi heq dorë nga Neymar

19:24 | 11 Korrik 2019

Real Madridi raportohet të ketë hequr dorë nga përpjekjet për të nënshkruar me sulmuesin Neymar

Si pasojë e kësaj, thuhet se Barcelonës i është hapur rruga plotësisht për rikthyer yllin e Paris Saint Germianit këtë verë në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta spanjolle AS pretendon se 27-vjeçari nuk është më opsion për transferim i klubit në Madrid pasi Real Madridi ka vendosur se nuk mund të përballojnë arritjen deri në një marrëveshje.

Zinedine Zidane tashmë ka shpenzuar një numër të hollash te fytyrat e reja, përfshirë ish ikonën e Chelseas – Eden Hazardit.

Nga ana tjetër, qëllimi kryesor i vërtetë i Neymarit është rikthimit në Camp Nou, dy vite pas largimit për transferim në Francë për një tarifë rekrode prej 222 milionë euro.

Fituesi i medaljes olimpike dëshiron të largohet nga skuadra në Parc des Princes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara