Real Madridi gati ofertën e ‘çmendur’ për Salah

15:18 | 27 Shkurt 2020

Te Real Madridi besojnë që mund të nënshkruajnë me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salahun për një shumë afër 150 milionë eurove.

Mediumet spanjolle shkruajnë se Gareth Bale do të largohet në verë dhe klubi është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësues.

I preferuari i Zinedine Zidanes mbetet Kylian Mbappe, por çmimi i tij është shumë i lartë.

Mohamed Salah te Liverpooli . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Mësohet se PSG nuk do të pranonte as të futej në negociata nën shumë e 300 milionë eurove.

Sipas mediumit spanjoll,  El Desmarque, tashëm mbretërit kanë kthyer kokën kah Mohamed Salah, si opsioni më i mundshëm.

Florentino Perez kishte tentuar të nënshkruajë me të edhe sezonin e kaluar.

Mohamed Salah . (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Liverpooli do ta shiste Salahun nëse ofrohen 150 milionë euro.

Lojtari ka vetëm edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin dhe kjo mund t’ia lehtësonte bisedimet Real Madridit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara