Real Madridi do të shes portierin Thibaut Courtois pas vetëm një sezoni

09:58 | 24 Prill 2019

Zinedine Zidane raportohet të jetë i gatshëm për të shkarkuar portierin dështak Thibaut Courtois.

Por, “Los Blancos” nuk do të shtrojnë ofertë për yllin e Manchester United, David de Gean, transmeton portali arbresh.info.

Mundo Deportivo pretendon se trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka besim te Courtois pavarësisht se klubi pagoi 35 milionë funta për të siguruar shërbimet e tij verën e kaluar nga Chelsea.

26-vjeçari ka pranuar 42 gola gjatë 32 ndeshjeve këtë sezon dhe Zidane ka reaguar duke kthyer besimin te veterani Keylor Navas.

32-vjeçari ka fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Zidanes si dhe trofeun e La Ligas në vitin 2017.

Navas është në linjë për rikthim si portieri kryesor dhe bartësi i fanellës me numër 1 në Santiago Bernabeu.

Djali i Zinedine Zidanes, Luca, i cili ka bërë dy paraqitje te Real Madridi, do të jetë portieri rezervë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara