Real Madrid rikthen interesim për Robert Lewandowski-n

11:09 | 25 Maj 2020

Presidenti i Real Madrid-it, Florentino Perez do provojë përsëri të transferojë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Zidane është duke kërkuar një golashënues që mund të zëvendësojë Cristiano Ronaldo-n dhe polaku i përmbush kriteret, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht moshës, Lewandowski ka shënuar 42 gola këtë sezon, ndërsa në pesë sezonet e fundit ka shënuar mbi 40 gola.

Sipas Don Balon, “Los Blancos” do provojnë përsëri të transferimin e 31-vjeçarit, kartoni i të cilit është 55 milionë euro.

Mirëpo, problemi është të “Bavarezët”, të cilët nuk duan ta humbin Lewandowskin dhe kjo do i kompletojë punët për “Galaktikët”./arbresh.info.

Lajmet më të lexuara