Real Madrid po shpreson të transferojë Mbappen

19:39 | 20 Qershor 2019

Real Madridi është duke shpresuar në transferimin e Kylian Mbappe më 2020, pasi që Florentino Perez iu është kthyer planeve për të nënshkruar një Galaktik çdo verë, sipas AS.

Gjigantët e La Ligës shpresojnë që Mbappe nuk do të rinovojë kontratën e tij që është deri më 2023 me Paris Saint-Germain këtë vit dhe më pas të bëjnë kërkesë për transfer, transmeton portali arbresh.info.

Madridi është i bindur se mund t’i ofrojë atij një rrogë prej 15 milionë eurove, një rritje në 12 milionëshin që merr ai, duke e ditur se vitet e arta të Mbappes janë ende përpara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara