Real Madrid-i shumë afër titullit, triumfon në udhëtim te Granada

23:55 | 13 Korrik 2020

Real Madrid-i është duke vazhduar me serinë e fitoreve, kurse sonte (e hënë) ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Granada-s.

“Los Blancos” mposhtën vendasit me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan portali arbresh.info.

Ferland Mendy në minutën e 10-të me një super gol pas pasimit nga Casemiro, zhbllokoi rezultatin.

Kurse, pas gjashtë minutave pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Luka Modric që asistojë për Karim Benzema, i cili realizojë gol të bukur, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Në pjesën e dytë ishte Darwin Machis, që në minutën e 50-të pas një gabimi në mesfushën e “Mbretërve”, pas asistimit të Herrera-s shënoi në portën e Courtois, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja.

Real Madrid-i tani ka nevojë vetëm për një fitore në mënyrë që të shpallet kampion dhe këtë mund ta bëjë të enjten në shtëpi ndaj Villarreal-it.

Pas kësaj fitore, skuadra e Zinedine Zidane mban pozitën e parë me 83 pikë, katër më shumë se Barcelona, ndërsa Granada renditët në pozitën e 10-të me 50 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara