Real Madrid-i me mjaftë vështirësi mposhtë Getafe-n, shkëputet nga Barcelona

23:56 | 2 Korrik 2020

Real Madrid ka arritur të fitojë tri pikë tejet të rëndësishme në garë për titullin e La Liga-s në shtëpi ndaj Getafe-s.

Skuadra e Zinedine Zidane arriti të mposhtë mysafirët me rezultat minimal 1 – 0, shkruan portali arbresh.info.

Gjatë pjesës së parë, dy skuadrat kishin disa gjuajte drejt portës, sidomos Vinicius Junior, por nuk ia dolën t’i konkretizojnë.

Ndërsa gjatë pjesës së dytë, ishte kapiteni Sergio Ramos, që në minutën e 79-të nga pika e bardhë ia sigurojë tri pikët “Galaktikëve”.

Pas kësaj fitore, “Los Blancos” shtojnë diferencën në tabelë me 74 pikë, katër më shumë se Barcelona, kurse Getafe renditët në pozitën e gjashtë me 52 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara